Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dhe rezistencë ndaj qeverisë.
Mes emocioneve, Malkja iu drejtua qytetarëve kudo që ndodhen, duke i ftuar t’i bashkohen protestës.
“O njerëz kudo që jeni, ejani këtu sepse këtu ka dashuri pa hesap. Më tha dikush kur ishte muhabeti i teatrit që Rama e ka ndarë mendjen ta prishë, i thash përse nuk e nndan edhe ti të mos e prishë. Nëse ai e ka ndarë mendjen se do rrijë ende, mjerë ai. Populli ëhstë fshirë barkaz dhe mbi kurrizin e tyre kanë fshirë qelbsirllëqet pushtetarët, ndaj duhet të qendrojmë në këmbë e të fshijmë ne këpucët në kurrizin e tyre.”, tha ai.
Protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka kaluar tashmë kufijtë e Zvërnecit dhe projektit që pritet të ndërtohet në zonë të mbrojtur.
Qytetarë shprehen se lëvizja e tyre lidhet me një kërkesë më të gjerë për ndryshim politik në vend.
LEXO EDHE: Rama: 500 mijë veta të dalin në protestë, s’mjaftojnë për të ndalur projektin!
“Duhet çliruar Atdheu nga Rama dhe Berisha!”, u shpreh një protestues, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha si figura që, sipas tij, duhet të mbajnë përgjegjësi politike.
Ai bëri thirrje dhe për kujdes për mos politizimin e protestës që sipas tij është vetëm qytetare.
“Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin, atë do ta marrin kur të çlirojmë Shqipërinë nga këta dy persona. “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Studentët që hodhën poshtë komunizmin ishin pa bukë në bark, ju jeni me AMG. Zgjohuni se jeni gjak shqiptari. Mos lejoni asnjë parti këtu. As aktivistët që presin thërrime. Kjo është protestë e popullit, tha ai.