Nëse keni menduar se thurja, mbjellja e luleve apo koleksionimi i pullave postare janë vetëm për gjyshet, është koha të ndryshoni mendim.
Një studim i ri zbulon se këto “hobi të vjetër”, që po përjetojnë një rikthim, mund të zgjasin jetën deri në 8 vite dhe të përmirësojnë ndjeshëm mirëqenien mendore dhe emocionale.
Aktivitete si thurja, gatimi, kopshtaria apo edhe vëzhgimi i zogjve janë kthyer në trend, dhe jo pa arsye. Psikologët theksojnë se këto hobi reduktojnë nivelin e stresit, forcojnë vetëbesimin dhe nxisin lidhje shoqërore, veçanërisht kur praktikohen në grupe.
Shkenca konfirmon gjithashtu përfitimet e jashtëzakonshme të këtyre aktiviteteve për trurin. Ato stimulojnë neuroplasticitetin – aftësinë e trurit për të krijuar lidhje të reja nervore – dhe ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës, përqendrimit dhe në uljen e rrezikut për sëmundje si demenca.
Ekspertët nxisin të gjitha grupmoshat të merren me aktivitete që jo vetëm ofrojnë kënaqësi, por edhe ndikojnë pozitivisht në jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës.