Fashion

Moda e së ardhmes, në Milano pasarelat mbushen me ngjyra

Pasqyra e kohës! Moda reflekton kontradiktat dhe trendin e momentit që jetojmë. Nëse e tashmja është akoma e errët, shiko drejt së ardhmes duke imagjinuar një teknikolor për të nesërmen kur mund të kthehesh në lëvizje dhe takime. Ky vizion u shfaq përmes ngjyrave dhe modeleve, duke pasur gjithsesi në fokus shfaqjen dixhitale të modës në Milano. Trendi dominues është një vizion që për ekspertët po bën një rikthim pas në vite.

Që nga MM6 Maison Margiela, rrobat janë kthyer sprapthi, me kokë poshtë, apo janë transformuar duke shmangur tradicionalen. Tashmë një bluzë bëhet me pak copë, me supe të zbuluara, me rripa sateni dhe qepje të dukshme. Këmishat tashmë janë pa jakë, dhe janë zëvendësuar nga pulovra apo xhaketa me ngjyra, trikoja “norvegjeze” i ngjan një tapicerie të copëtuar, ndërsa palltoja që do të jetë trend i së ardhmes është e kombinuar me çanta pazari.

Vathët janë aksesorë që vijnë me shumë ngarkesë me qëllimin për të rënë sa më shumë në sy. Tutat do ë vijojnë të jenë të preferuara, që do të mund të përdoren gjerësisht në mënyrë komode në evente të ndryshme, të shoqëruara me një pallto. Që t’i shijojmë sa më shumë tendencat e reja, duhet që vërtet të ndihemi mirë me to.