Live From Tirana

Modelja tha se përdor librin për aksesor, shpërthen Arlinda Dudaj: Për të vënë duart në kokë…

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë botuesja Arlinda Dudaj, e cila ka folur më shumë mbi librin, si dhe sa lexojnë realisht njerëzit sot. Por ajo është ndalur më shumë edhe tek deklarata e modeles së “She’s On Top”, ku tha se librin e përdor si aksesor për të bërë foto të bukura në plazh…

Si e komenton këtë deklaratë?

Ma dërgoi një miku im që është një lexues i jashtëzakonshëm dhe ma nisi për gallatë. E pashë dhe i thashë ‘më bëre për ilaçe. Kjo ishte pjesa e parë, pata një shokim. Jo se nuk e di situatën. E di shumë mirë që situata është për të vënë duart në kokë. Njerëzit lexojnë shumë pak. Madje edhe njerëzit që kanë lexuar, i shoh që të lexojnë shumë më pak se më përpara. Dhe një njëfarë mënyre edhe i justifikoj, ka shumë njerëz që kanë halle. Megjithëse them gjithmonë që libri është tamam si një melhem që ti iaa vë dorës së djegur dhe e qetëson. Unë të paktën kështu e mendoj, nëse je djegur diku dhe vendos atë melhemin, kështu është edhe libri për shpirtin, por qoftë dhe për hallet dhe për lodhjet e sfidat e panumërta që na jep jeta.