Mbrëmjen e djeshme, ajo ka munguar në studio për të drejtuar emisionin ‘Le Iene Show’, pasi rezultoi pozitive me Covid-19.
Bëhet fjalë për 48-vjeçaren Alessia Marcuzzi e cila gjatë një lidhjeje direkte gjatë emisionit ka treguar për gjendjen e saj dhe mënyrën se si u infektua me koronavirus.
“Në mëngjes mësova që shoqja e vajzës sime ishte infektuar me koronavirus kështu unë dhe familja ime bëmë të gjithë tamponin. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes rezultuan negativ ndërsa unë jam pozitive. Por fatmirësisht nuk kam simptoma, jam shumë mire”, tha Alessia e cila tashmë ndodhet në izolim.