Skafandri që mbante në kokë kur ende drejtonte makinën, tradhtoi autorin e masakrës së Shkodrës, të ndodhur këtë mëngjes, ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Top Channel ka siguruar edhe pamjet ndërsa autori i dyshuar Ragip Gila arresohet në zonën e njihur si “Zalli i Kirit”, disa km larg vendit të ngjarjes.
Pas krimit ai është larguar nga lokali me një makine tip “BMW”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër duke tërhequr vëmendjen e policisë pasi ende ishte me skafandër. Policia iu vu në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit braktisi automjetin për t’u larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit, u dorëzua.