Gossip

Momenti i sikletshëm në Sandringham! Kate Middleton u ndje e fyer nga Princesha Eugenie në Krishtlindjet e para mbretërore?

Një video e vjetër nga Krishtlindjet e vitit 2011 në Sandringham ka rikthyer në vëmendje një moment të sikletshëm për Kate Middleton, gjatë festave të saj të para me Familjen Mbretërore pas martesës me Princin William.

Sipas ekspertes së gjuhës së trupit Judi James, Princesha Eugenie duket se e ka “anashkaluar” Kate-n teksa dilnin nga kisha St Mary Magdalene pas meshës së Krishtlindjeve, duke e lënë Dukeshën e sapomartuar të ndjehej e izoluar dhe e lënduar emocionalisht përpara kamerave.

Videoja tregon Kate-n duke e parë Eugenie-n me shpresën për një ndërveprim miqësor, por kjo e fundit kalon pranë saj pa asnjë gjest mbështetës.

Sipas James, mungesa e një buzëqeshjeje apo kontakti minimal ishte domethënëse, veçanërisht duke qenë se ishte hera e parë e Kate në këtë traditë mbretërore.

Ekspertja shton se, edhe pse qëllimi i Eugenie mund të mos ketë qenë negativ, momenti është interpretuar nga shumë si një reagim i një “royal-i të lindur” ndaj një anëtareje të re që ishte futur në familje përmes martesës.

Kate, atëherë 29 vjeçe, kishte kaluar vetëm tetë muaj nga dasma me William-in dhe, sipas autorëve mbretërorë, ishte ende duke u përshtatur me rregullat strikte të protokollit, përfshirë rendin e hierarkisë dhe sjelljen publike gjatë eventeve madhore si Krishtlindjet në Sandringham.