Health & Beauty

Mos i injoroni, shenjat paralajmëruese të atakut në zemër tek gratë!

Dr.Punam Krishan nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me shenjat e ndryshme të një ataku në zemër tek gratë të cilat shpesh kalojnë pa u vënë re. “Shumica prej nesh kanë të njëjtin imazh në mendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër, një person që shtrëngon qendrën e gjoksit me dhimbje që i rrezatohet poshtë krahut por nuk është realisht kaq,”-tha ajo. Realiteti është se gratë shpesh nuk i kanë këto simptoma klasike dhe kjo është një nga arsyet pse sulmet në zemër tek gratë nuk vihen re më shpesh. Në vend të dhimbjes intensive, gratë mund të ndiejnë një dhimbje ose presion të lehtë në gjoks që mund të përhapet në krahë, shpinë, qafë dhe nofull.

“Mund të jetë lodhje ose rraskapitje e papritur ekstreme, të përziera ose të vjella, dhimbje në nofull, qafë ose pjesën e sipërme të shpinës, mund të djersiteni ose të keni ndjesinë se diçka nuk shkon”-shpjegoi ekspertja. Ajo vuri në dukje se ka parë shenja të një ataku në zemër të anashkaluara tek gratë shumë herë. Sipas faqes së internetit të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, simptomat e një ataku kardiak përfshijnë dhimbje në gjoks, dhimbje në pjesë të tjera të trupit, ndjenjë marramendjeje ose kollë, djersitje, të përziera ose të vjella, një ndjenjë dërrmuese ankthi dhe kollë. Është e rëndësishme të mbani mend se simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person.