Aktualitet Live From Tirana

“80% e popullsisë është konsumatore!”/ Zhaku: Mos të futen njerëzit në burgje për një cigare kanabis…

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

E ftuar sot në “Live From Tirana” ishte Inida Gjata për të folur për një sërë masash që ajo mendon se duhen marrë në vendin tonë. Zhaku u shpreh:

Të ndryshohet kodi penal, mos të futen njerëzit në burgje për një cigare kanabis, ajo nxit korrupsionin, janë mbushur burgjet me fëmijët. Për një cigare nuk futet tjetri në burg. Duhet të jemi pak realist, të kuptojmë se në cilin realitet bëhen këto ligje. Këtu të gjithë e pinë.

Në Shqipëri behët drogë, njerëzit janë konsumatorë, mund të jetë 80%, 90% e popullsisë.

Si e komenton ajo ndikimin e bizneseve në këtë situatë?!

Ç’do bëjnë tjetër këtu, po nuk u more me drogë, prostitucion… Këtu çdo biznes, një pjesë e madhe janë në funksion dhe në shërbim të shitjes së drogës, pastrimit të parave.

Më tej ajo u shpreh:

Për drogëra të tjera që janë më të rënda dhe konsumohen në Shqipëri, unë nuk i dua, por duke parë realitetin, mendoj që mund të ndodhë kur janë të kontrolluara.

Të legalizohej në të gjithë përdorimet, jo vetëm në farmaci, por nga ana industriale prodhon letër, prodhon produkte kozmetike, mund të krijojmë brende shqiptare.