Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
E ftuar sot në “Live From Tirana” ishte Inida Gjata për të folur për një sërë masash që ajo mendon se duhen marrë në vendin tonë. Zhaku u shpreh lidhur me legalizimin e kanabisit.
Nuk po thotë njeri që të bën mirë, po më mirë fute në sistem. Ti shkon në Amsterdam, kanabisi më i shtrenjtë atje është i Lazaratit. Ia kam sugjeruar personalisht kryeministrit. Mendoj që Edi Rama është i vetmi person që mund ta realizojë këtë gjë, është më mendjehapur ai, mund të jetë pak i vetmuar se nuk i gjen bashkëpunëtorët. Por unë i them po s’e bëmë bashkë, s’e bën askush, hajde legalizojmë drogën.
Çfarë të mirash do sillte kjo në shoqërinë shqiptare?
Këtë punë dinë të bëjnë shqiptarët. Kjo edhe falë politikanëve. E gjithë shoqëria duhet të hapë sytë, legalizoi, futi të gjithë në sistem. Do ulet kriminaliteti. Do rritet punësimi. Njerëzit do ishin më të sigurtë, do kishte harmoni sociale.