Numri dy i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, e quajti “të papranueshëm” propozimin e fuqive europiane për vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë, në kuadër të garancive të sigurisë dhe një marrëveshjeje paqeje.
Për ç’lloj garancish mund të flasim, nëse forcat ushtarake nga shtetet anëtare armiqësore të NATO-s vendosen në territorin e një vendi të tillë?
Medvedev theksoi se kushtet ruse lidhur me përfundimin e luftës, nuk kanë ndryshuar që nga viti 2024, kur presidenti Vladimir Putin i shpalli ato në një fjalim në Ministrinë e Jashtme.
Sipas zyrtarit, “nëse traktati për kontrollin e armëve bërthamore midis Rusisë dhe SHBA-ve, i njohur si New START, skadon pa u zgjatur, bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë seriozisht e shqetësuar”.
Nuk dua të them se automatikisht, kjo do të nënkuptojë një katastrofë apo fillimin e një lufte bërthamore, por është diçka që duhet t’i shqetësojë të gjithë.
Më tej, nënvizoi se marrëveshjet për kontrollin e armëve bërthamore kanë rol vendimtar, jo vetëm në kufizimin e numrit të kokave bërthamore, por edhe në sqarimin e qëllimeve e në ndërtimin e një niveli besimi mes fuqive të mëdha bërthamore.
Ndër të tjera, Medvedev u shpreh se “bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, por Rusia nuk dëshiron të përfshihet në një konflikt global”, duke iu referuar zhvillimeve aktuale gjeopolitike.