Aktualitet

Mot me vranësira dhe temperatura në vlera negative!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon me kthjellime, si dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura, në pjesën më të madhe të territorit.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, përgjatë zonave luginore ka prezencë të mjegullës së dendur, si dhe ngrica të forta përgjatë akseve rrugore, si rezultat temperaturave në vlera negative.

Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fryn me shpejtësi deri në 8 m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
0/10
Diell re

Kukës
-4/4
Diell re

Lezhë
1/11
Diell re

Dibër
-6/2
Diell re

Durrës
4/12
Diell re

Tiranë
1/13
Diell re

Elbasan
-1/12
Diell re

Berat
-1/13
Diell pak re

Vlorë
2/12
Diell pak re

Korçë
-6/3
Diell pak re

Gjirokastër
-2/11
Diell pak re

Sarandë
4/13
Diell pak re