Aktualitet

Mot me vranësira, rriten temperaturat!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti vijon i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare deri në orët e mesditës. Pas mesditës ka shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura, në pjesën më të madhe të territorit.

Era fryn nga verilindja në juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 9 m/s. Deti ka valëzim 1-2 ballë. Sa iu përket temperaturave variojnë në vlerat nga minus 1 në 18 gradë Celsius.