Aktualitet

Moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën thirrje të merren masa për sigurimin e mjeteve lundruese në porte

Për shkak se bregdeti shqiptar është përfshirë sot nga erëra të forta, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë thirrje të merren masa për sigurimin e mjeteve lundruese në porte. Parashikohet që forca e detit të jetë nga 7 në 8 ballë. Subjekteve që operojnë në fushën e detarisë iu kërkohet dhe të rritet shkalla e gatishmërisë së ekuipazheve.