Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës iu bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve si dhe sugjeroi që banorët kërkojnë ndihmë në rast të çdo problemi. Sipas parashikimeve të IGJEUM për shkak të temperaturave të ulëta me pasojë ngrica dhe rreshje dëbore, qarku do të përballet me situata të pazakonta sidomos për qarkullimin e mjeteve, lëvizjen e qytetarëve, furnizimin me ujë, ngrohjen dhe problematika të tjera. Institucioni i Prefektit tha do të jetë në dispozicion për çdo problematikë të krijuar përgjatë këtyre ditëve të pazakonta.