Pjesa më e madhe e Europës vazhdon të përballet me kapriçot e motit, me temperatura të larta e përmbytje nga shirat. I tillë është rasti i Britanisë së Madhe, ku në një pjesë, trenat duhet të ngadalësojnë shpejtësinë për shkak të frikës se i nxehti mund të dobësojë shinat. Por, në rajone të tjera, autoritetet paralajmërojnë rreshje intensive. Në Gjermani, vala e të nxehtit kulmon sot, me 39 gradë celcius.
Hungaria po regjistron një verë të ftohtë e me stuhi. Edhe në Spanjë, gjysma e parë e verës nuk ka qenë aspak normale, me temperatura të ulëta dhe mot të thatë që bllokon anticiklonët. Ndërkaq, në Itali e në Francë, zjarrfikësit angazhohen në përpjekjet për të penguar përhapjen e zjarreve.