Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Dita nisi me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme. Në orët e pasdites ka riaktivizim të reshjeve të shiut në zonat veriperëndimore e perëndimore, me intensitet të ulët.
Në Alpe, reshjet janë në formë dëbore, me intensitet të ulët gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Shikimi ishte i reduktuar në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore, si dhe gjatë momentit të reshjeve.
Në jug, pas mesditës, reshjet e shiut ndërpriten.
Era fryn nga jugperëndimi – juglindja dhe me shpejtësi mesatare 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës arrin deri në 20 m/sek. Valëzimi në det është 3–4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
4/15
Diell, re, shi
Kukës
0/10
Diell, re
Lezhë
4/12
Diell, re, shi
Dibër
-1/9
Diell, re
Durrës
5/15
Diell, re
Tiranë
5/16
Diell, re
Elbasan
4/14
Diell re
Berat
3/16
Diell, re
Vlorë
5/15
Diell, re
Korçë
-1/9
Diell, re
Gjirokastër
2/15
Diell, re
Sarandë
4/16
Diell, re