Sport

MOTO GP/ Dominim i frikshëm! Aprilia i jep fund hegjemonisë të Dukatit!

Marko Bexeki me Aprilia është fituesi i garës së parë të sezonit në Moto GP në Çmimin e Madh të Tajlandës, duke treguar se si kanë ndryshuar hierarkitë në sezonin e ri.

Të gjithë e pritnin Aprilian si konkurruese, por jo në këto nivele, pasi Bexeki që nga pole-position është shkëputur duke thelluar vazhdimisht distancën derisa ka prerë finishin i vetëm i pari, duke shlyer gabimin në sprintin e një dite më parë kur u rrezua.

Pas krahëve të “kalorësit të zi”, i quajtur kështu për ngjyrën e Aprilian në këtë sezon, u rendit Pedro Akosta me KTM, i cili ngjiti pozicionet radhazi por nuk mund të bënte asgjë ndaj lideri të garës.

Aprilia ia doli që të çonte Raul Fernandez me modelin Trackhouse në vendin e tretë të podiumit, duke lënë për herë të parë pas 88 garash motorët Dukati jashtë. Horge Martin me Aprilian zyrtare tjetër përfundoi i katërti, ndërsa Ai Ogura me motorin tjetër Trackhouse i pesti, duke mbyllur kështu një fundjavë në mënyrë thuajse perfekte për këtë skuadër.

LEXO EDHE: Sulmet në Lindjen e Mesme, Katari anulon të gjitha kompeticionet sportive!

Mark Markez me Dukati nuk ia doli të bënte asgjë, pasi luftoi në fillim, por pastaj u dorëzua për shkak të problemeve me gomën e shpuar. Sa i përket Banjaja, ai e mbylli këtë garë vetëm në vendin e nëntë, duke treguar se në këtë sezon gjërat mund të jenë krejtësisht ndryshe në luftën për titull.

LEXO EDHE: Meksika zbulon masat ekstra të sigurisë për Botërorin, 13 ndeshe nën masa ekstreme dhe shumë të sigurta