Bota Sport

Sulmet në Lindjen e Mesme, Katari anulon të gjitha kompeticionet sportive!

Sulmet me raketa të SHBA-së dhe Izraelit drejt Iranit dhe përgjigjia e këtyre të fundit kundrejt disa vendeve në Lindjen e Mesme ka futur në krizë dhe gjendje lufte vendet e Gjirit Persik dhe jo vetëm.

Kjo situatë ka përfshirë edhe futbollin, teksa Federata e Futbollit të Katarit ka njoftuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive deri në një vendim të dytë. Në Katar (stadiumi ‘Lusail’) më 27 mars është programuar të luhet sfida mes Spanjës dhe Argjentinës në futboll, me yjet e të dyja vendeve që shtuan interesin e tifozëve dhe afro 90 mijë bileta u shitën vetëm dy orë nga dalja e tyre në treg.

Katari është një nga vendet e Gjirit Persik ku raketat e lëshuara nga Irani goditën pjesë të vendit, ndaj kjo situatë ka prekur të gjitha sferat e jetës.

LEXO EDHE: Meksika zbulon masat ekstra të sigurisë për Botërorin, 13 ndeshe nën masa ekstreme dhe shumë të sigurta

Më herët FIFA tregoi se është duke ndjekur me vëmendje situatën për një vendim final, teksa Irani kërcënoi se mund të mos jetë pjesë e finaleve të Kupës së Botës 2026, me iranianët që janë kualifikuar dhe shortuar në Grupin G së bashku me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin.

SHBA-të dhe Izraeli nisën një sulm ndaj Iranit të shtunën, duke vrarë disa zyrtarë të lartë, përfshirë Liderin Suprem Ajatollah Ali Khamenei. Teherani u hakmor me sulme me dronë dhe raketa që goditën disa vende të Gjirit.

LEXO EDHE: FIFA monitoron situatën pas operacioneve ushtarake të SHBA-së ndaj Iranit, Kupa e Botës 2026 në rrezik