Loredana Zefi, këngëtarja dhe reperja e njohur shqiptare, ka folur për ndarjen e saj me Mozzikun gjatë një interviste të fundit.
Ajo ka ndarë përvojën e saj të vështirë pas ndarjes, duke theksuar se, megjithëse ka qenë një periudhë e trazuar, ajo ka arritur ta kalojë pa përdorur alkool apo drogë, duke u fokusuar në forcimin e vetes.
Loredana, e cila është nga Ferizaji, e cilëson ndarjen si një moment kalimtar dhe një mundësi për të mësuar më shumë rreth vetes.
Ajo ka shpjeguar se periudha e ndarjes ka qenë shumë e vështirë, sidomos kur njerëzit e pyetën për ish-partnerin e saj.
Nuk dija si t’u përgjigjesha, sepse askush nuk e dinte çfarë po ndodhte mes nesh. Edhe pse ndihesha e shqetësuar, isha ende duke menduar se ndoshta mund të kishte mundësi për një ribashkim
Ajo gjithashtu tregoi për ndjesitë e saj gjatë asaj kohe, duke shpjeguar se nuk është e lehtë të përballosh një ndarje, sidomos pas pesë vjetësh bashkë, dhe pas lindjes së një fëmije.
Natyrisht që ndihesh keq kur ndahesh nga dikush që ke dashur, por i thosha vetes se duhet të bëja përpjekje për të përballuar situatën dhe se kjo është një pjesë e jetës që duhet ta pranojmë
Loredana ka theksuar gjithashtu se kjo periudhë ka qenë një mundësi për t’u rritur dhe për të reflektuar më thellë mbi jetën dhe vendimet që ka marrë.