Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në qetësi ditët e para si bashkëshortë.
Sipas raportimeve të fundit, çifti është parë në “Yellowstone Club”, një resort ultra-ekskluziv në Big Sky, Montana, i njohur për privatësinë maksimale dhe klientelën e tij VIP.
Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se Taylor dhe Travis dëshironin të shijonin “flluskën e tyre të të sapomartuarve”, larg kamerave dhe zhurmës mediatike. Për të mos zbuluar destinacionin, thuhet se ata përdorën edhe rrugëtime të ndryshme me avionë privatë.
“Yellowstone Club” konsiderohet një nga resortet më private në SHBA. Ai shtrihet në mbi 15 mijë hektarë, ofron pamje spektakolare malore, pishina luksoze dhe ambiente të rezervuara vetëm për anëtarët, të cilët duhet të zotërojnë pronë në kompleks dhe të paguajnë tarifa shumë të larta anëtarësimi.
Nuk është hera e parë që çifti zgjedh këtë destinacion. Taylor dhe Travis e kanë vizituar edhe më parë, duke e bërë Montanën një nga vendet e tyre të preferuara për t’u shkëputur nga vëmendja e publikut.
Pas disa ditësh pushimi, të sapomartuarit janë fotografuar për herë të parë teksa mbërrinin në Kaliforni, ndërsa mediat amerikane raportojnë se ata pritet të marrin pjesë në dasmën e mikut të Kelce, lojtarit të NFL-së JuJu Smith-Schuster.
Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzuan dashurinë e tyre më 3 korrik në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Madison Square Garden në New York, në prani të rreth 1,000 të ftuarve, përpara se të largoheshin për muajin e mjaltit në një nga destinacionet më ekskluzive dhe më të ruajtura në botë.