Prilli është një muaj shumë dinamik që ndez shkëndijën e ndryshimit dhe na fton të vazhdojmë të integrojmë ndryshimet e nxitura. Në ditët në vijim, mbaron retrograda e Mërkurit dhe Venusit, duke na inkurajuar të ndërmarrim veprime bazuar në ndryshimet e brendshme që ndodhën gjatë retrogradave të fundit. 7 prill 2025 mbaron retrograda e Mërkurit.
Rreth kësaj kohe dhe në javët e ardhshme, informacione të reja ka të ngjarë të dalin në dritë, duke na ndihmuar të marrim vendime më të informuara. Hëna e plotë e 12 Prillit e njohur edhe si Hëna Rozë vjen për të sjellë ‘dritë’ në marrëdhëniet tuaja dhe rutinën për kujdesin ndaj vetes. Për disa shenja, fillimi i muajit do të karakterizohet nga një energji vezulluese. Në punë nuk do mungojnë idetë brilante.
Në dashuri, beqarët do të gëzojnë me takime stimuluese edhe pse kalimtare, ndërsa në çift pasioni do të ringjallet, për sa kohë që do të shmangen diskutimet për çështje të parëndësishme. Gaforret do të përjetojnë një javë ulje-ngritje, me ndryshime humori për t’u menaxhuar. Në punë mund të ndihen të nënvlerësuar, por durimi do jetë arma e tyre më e mirë. Në sferën sentimentale, një takim mund të lëvizë beqarët, edhe nëse nuk është ende dashuri e madhe, ndërsa në çift mund të shfaqen kërkesa të tepruara nga partneri që kërkojnë ekuilibër.
Për Bricjapët, energjia do të jetë e fortë, megjithëse mund të priren të tërhiqen shumë në vetvete. Në punë rikthehet dëshira për të ndërtuar dhe planifikuar për një kohë të gjatë. Në sferën sentimentale, një takim mund të befasojë beqarët, edhe pse ata mund të kenë vështirësi të besojnë menjëherë, ndërsa çiftet do të përjetojnë një periudhë stabiliteti, duke pasur nevojë të gjallërojnë jetën e tyre të përditshme.