E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ekspertja e turizmit Flora Xhemani Baba. Ajo ka folur më shumë për turizmin në Shqipëri, destinacionet më trend, si dhe problematikat që hasen sot nga turistët…
Duke diskutuar mbi faktin se si të huajt janë ata që frekuentojnë plazhet publike në vendin tonë, teksa shqiptarët preferojnë plazhet private, Flora Xhemani Baba u shpreh:
Ne na pëlqen të hapemi, por nuk kemi mhaftueshëm hapësirë… Për pjesën e plazheve publike, unë kam frikë se prapë do çalojmë tek ky problem, sepse asnjëherë shteti nuk e ka pasur dhe nuk e ka vullnetin për ta zgjidhur këtë në mënyrën sa më të thjeshtë të mundshme. Pra plazhet të bëhen të gjitha publike dhe leja për zhvillimin e segmenteve të caktuara i jepet vetëm atyre strukturave që e kanë të nevojshme. Një resort patjetër që duhet të ketë çadra përpara, përderisa ti i ke dhënë lejen për të bërë një resort në bregdet. Të bëhet 80% hapësirë publike, 20% hapësirë private. Dhe hapësira private, bashkë me çadrat, të ketë edhe shërbim, të ketë dhe një ujë apo një kafe.