Live From Tirana

Punonjësit e huaj në Shqipëri, Flora Xhemani Baba: “Nuk jam dakord sepse…”

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ekspertja e turizmit Flora Xhemani Baba. Ajo ka folur më shumë për turizmin në Shqipëri, destinacionet më trend, si dhe problematikat që hasen sot nga turistët…

Çfarë mendimi keni për punonjësit e huaj në Shqipëri?

Me keqardhje duhet të them që vitin e fundit i jam bashkuar grupit që nuk sugjeron detyrimisht për të sjellë kontigjent të huaj në Shqipëri. Por tani jemi përballë një realiteti të pamohueshëm. Janë 25 mijë punonjës të huaj jo vetëm në sektorin e turizmit, por edhe tek punëtorët e shtëpisë, dadot, në çdo sektor. Nuk është më vetëm turizmi ai që kërkon punëtorë. Nëse do më kërkohej mendimi, unë jam kundër, sidomos në turizëm, sepse na ul atë shkallën e autenticitetit. Mirëpo nuk mund të kesh ofertë unike dhe tipare të theksuara drejt identitetit në një bujtinë agroturistike në një fshat në Shqipëri, nëse ty do të të shërbejë një i huaj, i cili sado që ta njohë kulturën tonë, nuk e përçon tek turisti i cili vjen këtu për atë përvojën autentike.