Partia Demokratike u ka nisur një raport të dytë për përfaqësitë ndërkombëtare në Shqipëri, lidhur me protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Sipas PD, raporti i dërgohet të gjithë faktorëve ndërkombëtare, ambasadave ministrive të jashtme të Bashkimit Evropian, Parlamentit Evropian, Departamentit të Shtetit etj.
Në këtë raport të dytë, Partia Demokratike informon faktorin ndërkombëtar lidhur me vendimet e kryesisë për përjashtimin e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij nga partia, vendim që pason dhunën në protestën e 8 janarit.
Në raport ndër të tjera thuhet:
Kryesia vendosi të:
“1. Dënojë ashpër aktet e dhunës, gjuhën përçarëse dhe retorikën që nxisin konflikt mes anëtarëve të PD-së
2. Përjashtimin nga PD dhe sipas rastit nga të gjitha funksionet ekzekutive dhe nga grupi parlamentar të PD-së, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë të deputetit Sali Berisha dhe të tjerëve ish përfaqësues të PD-së. Gjithashtu ftoj përfaqësuesit e tjerë të PD-së që të distancohen publikisht nga aktet e dhunës kundër PD-së dhe veprimeve që dëmtojnë interesat e partisë elektorale apo politike të PD-së.”
Në raport përmendet edhe rasti i dhunës së ushtruar ndaj Roland Bejkos, duke u shprehur se protesta nuk ishte paqësore.
“Përmes dëshmive është përgënjeshtruar pretendimit i Sali Berishës se protesta ishte paqësore”, thuhet në raport.
Ngjarjet janë evidentuar edhe me pamje dhe video, që tregojnë dhunën e ushtruar ndërsa janë pasqyruar edhe me artikujt e mediave të huaja.