Celebrities Live From Tirana Showbiz

Nami në rrjetet sociale, cili nga personazhet e BBV4 mban kurorën si më i ndjekuri në Instagram?!

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Në vend të pestë renditet Gerta Gixhari me 2 mijë ndjekës më shumë. Nga 104K, tani ajo ka shkuar në 106K. Pas saj vjen Loredana Brati, e cila javën e kaluar ishte në vend të parë. Këtë herë Loredana ka fituar 14 mijë ndjekës më shumë, nga 121K, tashmë ka 135K në Instagramin e saj.

Rozana Radi ka fituar po ashtu 14 mijë ndjekës më shumë brenda javës. Nga 450K që numëronte vetëm disa ditë më parë, tani ajo ka 464 mijë ndjekës në Instagramin e saj. Në vend të dytë renditet Egli Tako me 33 mijë ndjekës të shtuar. Nga 320K që numëronte javën që lamë pas, tani ajo ka 353K në Instagram. Fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP 4”, Gjesti, mban kurorën edhe në Social Top 5. Ai kryeson me plot 60 mijë ndjekës të shtuar, nga 544K, tani ai ka shkuar në 604K në Instagram.