Gossip Showbiz

Egli Tako reagon për herë të parë në rrjete sociale pas përfundimit të “Big Brother”! “Jeni bekim, ju dua…”

Pas përfundimit të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ku u rendit e katërta në podium, Egli Tako ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.

Në një postim të gjatë në Instagram, këngëtarja i quan ditët e kaluara brenda shtëpisë “një kapitull të paharrueshëm” dhe shpreh mirënjohje për të gjithë ata që e kanë votuar e mbështetur:

Faleminderit nga zemra publiku im për dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë. Jeni bekim – ju dua shumë secilin prej jush!

Artistja ka nënvizuar se për të “ëndrra vazhdon”.

Postimi u shoqërua me një foto nga festa pas përfundimit të “Big Brother”, teksa finalistja premtoi se së shpejti do të rikthehet pranë publikut për të gjithë dashurinë e dhuruar.

Egli ka falënderuar edhe producenten e programit, Sara Hoxha, për gjithçka, duke e cilësuar atë një grua të fortë, me të cilën dhe ne biem dakord.