Showbiz

Naomi Campbell shkëlqen në Ibiza! Supermodelja 55-vjeçare mahnit me format perfekte…

Naomi Campbell ka dëshmuar sërish se mosha është vetëm një numër, duke tërhequr gjithë vëmendjen gjatë një dite plazhi në Ibiza këtë fundjavë.

Supermodelja 55-vjeçare u pa e relaksuar dhe plot vetëbesim, e veshur me bikini të kuqe, teksa shijonte diellin mesdhetar dhe uji kristaltë.

Me ecjen e saj elegante buzë detit dhe një zhytje të lehtë në det, Naomi tregoi pse mbetet një nga ikonat më të mëdha të pasarelave.

Edhe larg skenës së modës, ajo vazhdon të frymëzojë me elegancën dhe fizikun e saj të jashtëzakonshëm. Paraqitja e saj në brigjet e Ibizës konfirmoi se Campbell është ende një nga figurat më të fuqishme dhe më të admirueshme të botës së modës.