Celebrities

Naomi Campbell surprizon me ndryshim radikal të flokëve në Formula 1 Las Vegas!

Naomi Campbell ka befasuar publikun me një ndryshim të ri të pamjes, duke lënë pas flokët e saj ikonikë të zinj për nuanca më të çelëta dhe prarime të arta.

Supermodelja 54-vjeçare, e njohur prej dekadash për stilin e saj klasik, u bë qendra e vëmendjes gjatë garës së Formula 1 në Las Vegas, një nga eventet më të mëdha dhe më të ndjekura të vitit.

Gjatë fundjavës së Grand Prix, paddock-u i pistës u mbush me yje nga moda, muzika dhe kinemaja, por ishte Naomi ajo që dominoi skenën.

E quajtur prej vitesh “Black Panther” për sharmin dhe prezencën e saj unike, ajo u shfaq me një look tërësisht të ri të flokëve, duke surprizuar si fansat ashtu edhe profesionistët e bukurisë.

E veshur me një jumpsuit lëkure ngjyrë kafe, Campbell prezantoi për herë të parë zyrtarisht një ngjyrë të re flokësh: balayage në tone mjaltë dhe ari, që zëvendësuan të zezën e thellë karakteristike të saj.

Flokët e gjatë, të ndarë në mes, me prarime të ngrohta karamel dhe mjaltë, krijonin një kalim shumë natyral me ngjyrën e saj kafe, duke i dhënë fytyrës më shumë dritë dhe butësi.

Ndryshe nga stili i saj i zakonshëm ultra i lëmuar dhe i drejtë, këtë herë Naomi zgjodhi valë të buta me teksturë dhe volum, një pamje që sjell ndër mend estetikën glamuroze të viteve ’70. Valët e lehta zbutnin linjat e forta të veshjes prej lëkure, duke e bërë kombinimin më harmonik dhe të ngrohtë vizualisht.

Në make-up, supermodelja qëndroi besnike stilit të saj minimal dhe elegant: ten i ndritshëm, nuanca të buta në sy dhe konturim diskret, duke lënë që vëmendja të fokusohej tek flokët dhe shikimi i saj karakteristik.

Ndryshimi i flokëve së Naomi Campbell është konsideruar nga ekspertët si një sinjal i fortë se tonet e mjaltit dhe arit do të jenë ndër trendet dominuese të sezonit dimër–pranverë.

Revista të njohura të modës raportojnë se dritësimet e buta dhe prarimet e ngrohta po rikthehen fuqishëm, ndërsa paraqitja e Naomi-t në Las Vegas vetëm sa e ka vulosur këtë tendencë.

Pamjet e saj nga eventi janë bërë virale në rrjetet sociale, me fansa dhe stilistë që e kanë cilësuar këtë si një nga transformimet më të suksesshme të saj në vitet e fundit. Supermodelja legjendare, edhe një herë, dëshmoi se mbetet një nga gratë më me ndikim në botën e modës dhe bukurisë.