Bota

NASA: Brenda 20 viteve zbulojmë jetë jashtëtokësore!

Sipas shkencëtarëve të NASA-s jeta jashtëtokësore mund të zbulohet në dy dekadat e ardhshme. Ekspertët thonë se kërkimi udhëhiqet më tepër në ato planete që kanë të njëjtat karakteristika si Toka. Në vitet e fundit sfidat janë shumëfishuar, pasi nga zbulimi i Plutonit në 1930-n e deri më sot janë identifikuar mbi 3500 ekzoplanetë nga mijëra sisteme yjore. “Para se të kërkojmë për jetë, ne po përpiqemi të identifikojmë se cilët nga këto planet ka kushte klimaterike për të pasur jetë”, ka deklaruar Tony del Genio, përfaqësues i NASA-s.