Aktualitet

Ndahet nga jeta Luan Hajdaraga

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare, Luan Hajdaraga. Në mars të këtij viti, ish-Ministri i Mbrojtjes, pësoi ishemi masive në tru, ndërsa ndërroi jetë sot në Urgjencën e QSUT-së. Hajdaraga ishte figurë e njohur e politikës shqiptare, i cili ka mbajtur një seri postesh të larta qeveritare dhe për shumë vite ka qenë nënkryetar i Partisë Socialiste.