Lifestyle

Ndalojeni menjëherë këtë “zakon gjysheje”! Mjekët paralajmërojnë rrezikun e ujit me sheqer për bebet?!

Shpesh dëgjojmë nëna që pyesin, madje edhe provojnë, t’i qetësojnë bebet me ujë dhe sheqer, sidomos kur fëmija qan shumë ose nuk qetësohet lehtë.

Por kjo “zgjidhje e shpejtë” është në fakt tepër e rrezikshme për shëndetin e foshnjës, paralajmërojnë specialistët.

Tek bebet e vegjël, uji nuk rekomandohet fare, pasi mund të ulë nivelin e elektroliteve në organizëm. Fëmija urinon më shpesh, ndërsa deri në moshën 1-vjeçare trupi i tij nuk është i aftë të balancojë siç duhet natriumin dhe kripërat.

Kjo mund të çojë në dehidrim, dobësim dhe madje në probleme serioze shëndetësore.

Pse uji me sheqer është kaq i dëmshëm për bebet?

– përmban vetëm kalori boshe, që nuk i japin asnjë vlerë ushqyese fëmijës;

– ul oreksin, duke bërë që bebi të pijë më pak qumësht;

– pengon rritjen e shëndetshme, pasi zë vendin e ushqimit të vërtetë, qumështit;

– dëmton ritmin e ushqyerjes dhe prish rutinën natyrale të bebit.

Mjekët theksojnë se, në raste shumë të rralla, solucioni me sheqer mund të përdoret vetëm nga personeli mjekësor, p.sh. për analiza gjaku apo ndërhyrje të veçanta intestinale, kurrë si “qetësues” shtëpie për të qarën.

Deri në muajin e 6-të, foshnja duhet të marrë vetëm qumësht, idealisht qumësht gjiri, i cili përmbush të gjitha nevojat e tij. Nëse nëna nuk mund të ushqejë me gji, përdoret vetëm formula e përshtatshme për moshën.

Uji i thjeshtë nuk duhet dhënë para fillimit të ushqimeve të ngurta, sepse ekziston rreziku i të ashtuquajturit “helmim nga uji”, kur trupi hidratohet më shumë seç duhet dhe elektrolitet çbalancohen.

Sheqeri i shtuar është veçanërisht i rrezikshëm:

– dobëson sistemin imunitar;

– rrit panevojshëm nivelin e hormoneve;

– ngarkon pankreasin dhe, në afat të gjatë, mund të rrisë rrezikun për diabet.

Ekspertët janë të qartë: i vetmi sheqer që duhet të prekë organizmin e fëmijës është ai natyral, që vjen më vonë nga frutat dhe perimet, dhe jo nga filxhanë me ujë e sheqer.

Prandaj, ky “truk i vjetër” nuk është as i padëmshëm, as i mençur, është thjesht një rrezik që nuk ia vlen.