Një grua egjiptiane, e cila shkoi për një eko rutinë, ka lënë mjekët thuajse të shokuar pasi zbuloi se ishte shtatzënë me nëntë embrione njëherësh, një prej rasteve më të rralla të regjistruara ndonjëherë në mjekësinë moderne. Sipas Al-Arabiya, dyshohet se gruaja kishte përdorur medikamente për stimulimin e ovulacionit pa mbikëqyrje mjekësore, gjë që mund të ketë çuar në shumëfishimin ekstrem të shtatzënisë.

Mjekët në Egjipt po diskutojnë tashmë mundësinë e një reduktimi embrional, procedurë e cila konsiderohet e domosdoshme në raste të tilla për të mbrojtur jetën e nënës dhe për t’i dhënë të paktën disa prej foshnjave shanse reale për mbijetesë. Zbulime të reja tregojnë se një shenjë që shfaqet që gjatë shtatzënisë mund të tregojë rrezik të shtuar për zhvillimin e depresionit pas lindjes. Depresioni perinatal, që prek rreth një në pesë gra gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes, shpesh mbetet i paidentifikuar dhe pasojat e tij mund të jenë afatgjata si për nënën, ashtu edhe për fëmijën.
Një studim i ri i botuar në revistën Nature Mental Health sugjeron se shenjat e para të depresionit mund të vërehen që në tremujorin e dytë të shtatzënisë. Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 600 grave në Suedi që morën pjesë në studimin Mom2B dhe u monitoruan përmes një aplikacioni për shëndetin mendor. Në tremujorin e dytë, gratë plotësuan një pyetësor të shkurtër mbi aftësinë e tyre për të rregulluar emocionet, pra sa mirë i kuptonin dhe pranonin ndjenjat, sa mund të kontrollonin impulset dhe të qëndronin të përqendruara në objektiva pavarësisht shqetësimit.
Rezultatet treguan se gratë që kishin vështirësi më të mëdha në rregullimin e emocioneve gjatë asaj periudhe, shfaqnin më shumë simptoma depresive më vonë gjatë shtatzënisë dhe deri në gjashtë muaj pas lindjes. Kjo lidhje mbeti e fortë edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë të njohur rreziku, si episodet e mëparshme të depresionit apo frika nga lindja. Rregullimi i emocioneve është një aftësi psikologjike që përfshin njohjen, kuptimin dhe kontrollin efektiv të ndjenjave.