Ndërhyrja për rehabilitimin e një segmenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në këtë aks. Ndërhyrja për ndërtimin e një ure në këtë rrugë u bë pasi gjatë dimrit kjo rrugë përmbytej. Por për qytetarët dhe shoferët kjo ndërhyrje është e papërshtatshme në këtë periudhë kur është edhe piku i kthimit të emigrantëve nga Greqia apo i qarkullimit të pushuesve.