Showbiz

Ndërron jetë në moshën 20-vjeçare ylli i “Disney”

Cameron Boyce, aktori i talentuar i “Disney” u gjend i pajetë në shtëpinë e tij ditën e shtunë.

20-vjeçari i ndjerë mendohet se ka kaluar një atak në zemër për shkak të një sëmundjeje me të cilën ai ishte diagnostikuar së fundmi.

Lajmi i trishtë fillimisht është bërë i ditur nga zëdhënësit e “ABC News” e më pas është konfirmuar edhe nga “Disney”.

Cameron u bë i njohur kryesisht nga seriali “Jessie” por edhe në filma si “Descendants”.