Music Showbiz

Ndërron jetë në moshën 31-vjeçare reperi francez Werenoi, vetëm pak orë para koncertit në Lyon!

Reperi francez Werenoi, i njohur me emrin e vërtetë Jeremy Bana Owana, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, vetëm pak orë para një koncerti të planifikuar në Lyon.

Ai u shtrua me urgjencë në një spital të Parisit të premten mbrëma pas një arresti kardiak dhe respirator.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën në kujdesin intensiv, Werenoi ndërroi jetë në orët e para të së shtunës, shkruan DailyMail.

Reperi i lindur në Kamerun ishte planifikuar të performonte më 17 maj në një koncert ekskluziv në Klubin Azar të Lyonit.

As familja as menaxhmenti i tij nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare, por homazhet nga kolegët dhe fansat janë shtuar masivisht në rrjetet sociale.

Spotify France e kujtoi reperin duke theksuar se:

Vetëm në pesë vjet, Werenoi la një gjurmë të pashlyeshme në muzikën franceze.

Producenti Babs dhe grupi Djadja & Dinaz gjithashtu ndaluan publikimet për të nderuar humbjen e tij. Werenoi ishte një emër i njohur i skenës së repit në Francë, me albumet e tij “Carré” dhe “Pyramide”, ndërsa albumi i tij i fundit, “Diamond Noir”, u shpall albumi më i mirë i javës në prill të vitit 2024, duke shitur mbi 53,000 kopje.

Me më shumë se 6.7 milionë dëgjues në Spotify, këngët e tij si “Scarface”, “Solitaire” dhe “Chemin d’or” ishin shumë të popullarizuara.

Lajmi i papritur ka tronditur fansat dhe industrinë muzikore, ndërsa dhjetëra mesazhe lamtumire janë shpërndarë në rrjetet sociale, me shumë prej tyre që thonë thjesht:

Repose en paix

– Pusho në paqe.