Leonid Radvinsky, sipërmarrësi ukrainas-amerikan dhe pronari i platformës OnlyFans, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare pas një beteje me kancerin. Lajmi u konfirmua nga kompania përmes një deklarate zyrtare.
Familja e tij ka kërkuar privatësi në këtë periudhë të vështirë, ndërsa nuk janë bërë publike detaje të tjera rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Radvinsky bleu kompaninë mëmë “Fenix International Limited” në vitin 2018, duke u bërë aksionari kryesor dhe duke udhëhequr transformimin e saj në një nga platformat më të mëdha globale të abonimit për përmbajtje.
Platforma, e themeluar në vitin 2016, njohu rritje të jashtëzakonshme gjatë Pandemia COVID-19, duke u kthyer në një burim të rëndësishëm të ardhurash për miliona krijues dhe një fenomen global në industrinë e argëtimit online.
Nën drejtimin e tij, OnlyFans arriti sukses të madh financiar, duke rritur ndjeshëm numrin e përdoruesve dhe fitimet, ndërsa Radvinsky mbeti një figurë kyçe në zhvillimin e platformës dhe investimeve në teknologji.