Aktualitet

Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku pneumolog, Anibal Byberi

COVID-i i kushton jetën një tjetër mjeku në vendin tonë, i treti deri tani. Në Spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi”, mbrëmë u shtrua me urgjencë pneumologu Anibal Byberi. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u vu në intubim, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte, pavarësisht përpjekjeve të personelit mjekësor. 53-vjeçari Anibal Byberi ka punuar mjek në Tropojë, ku dhe ka mbajtur postin e drejtorit të Spitalit.