Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për shembjen e objekteve në Shkozë të Tiranës që më pas t’i hapet rrugë lotit të tretë të unazës lindore që është 3.3 km i gjatë e me vlerë 2.33 miliardë lekë. Banorët e këtyre ndërtimeve u shpronësuan me vendim qeverie. Ndërkaq, për dy lotet e parë kanë filluar punimet. Unaza lindore fillon nga zgjatimi i Lanës drejt Shkozës, për të kaluar deri në Farkë ku bashkohet me segmentin e përfunduar që të çon në kryqëzimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan.