Bota

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme në tregjet globale të energjisë, Putin: Rusia mund t’i ofrojë botës…

Zhvillimet në Iran po ndikojnë tashmë në tregjet globale të energjisë, tha sot Presidenti rus Vladimir Putin.

“Ngjarjet në Iran tashmë po ndikojnë drejtpërdrejt në tregjet e energjisë dhe transportin e naftës e gazit përmes Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi Putin gjatë një video-mesazhi për pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar të Transportit dhe Logjistikës.

Sipas presidentit rus, Moska mund të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e një arkitekture të re për logjistikën globale dhe tregtinë ndërkombëtare.

“Rusia mund t’i ofrojë botës zgjidhje të tilla dhe të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e një arkitekture të re për logjistikën globale dhe tregtinë ndërkombëtare”, shtoi ai, duke nënvizuar se sektori i transportit dhe logjistikës, një fushë kyçe për ekonominë globale, përballet aktualisht me sfida serioze gjeopolitike.