Lifestyle

Ndodhet në shtëpinë tuaj dhe nuk e dini?! Kjo bimë e zbukuron shtëpinë tuaj deri në pranverë…

Kjo bimë shumë popullore dimërore për ambiente të brendshme, lulëzon në ngjyra të ndryshme. Ajo rritet më së miri në vende me hije, ajër të freskët dhe temperatura të ulëta.  Zgjedhjen e ciklamës përshtateni me hapësirën ku do të qëndrojë: mund të zgjidhni mes ciklamave xhuxhe, pak më të mëdha, ciklamave të mesme ose ciklamave standarde, të cilat rriten deri në 30 centimetra në lartësi. Një nga bimët dimërore më të kërkuara për ambiente të brendshme është pa dyshim ciklama. Këto ditë ajo kërkohet gjithnjë e më shumë në fidanishte dhe dyqane lulesh.

Ciklama e mirëmbajtur mund të lulëzojë deri në muajin mars. Gjatë kësaj periudhe, hiqni lulet e vyshkura, ujiteni me kujdes dhe ushqejeni rregullisht një herë në javë. Në pranverë, ciklama ndalon së zhvilluari lule të reja dhe rritja e saj ngadalësohet. Atëherë duhet t’i siguroni një periudhë pushimi: zvogëloni ujitjen dhe prisni derisa të thahen të gjitha gjethet. Sapo të kalojë rreziku i ngricave, diku rreth muajit maj, ciklamën mund ta nxirrni në ballkon ose ta vendosni në kopsht. Mos e ujitni deri në mesin e verës; kur të fillojnë të dalin gjethe të reja, atëherë është koha për ta transplantuar.

Mbajeni zhardhokun në një vend të freskët dhe të ndriçuar dhe ujiteni rregullisht. Mund të qëndrojë jashtë deri në ngrica, e më pas ta vendosni në një ambient të pangohtë. Nëse i përmbaheni këtyre këshillave, ciklama mund të jetojë dhe të lulëzojë për disa vite me radhë.

 Kujdes gjatë transplantimit

Gjatë transplantimit, sigurohuni që bima të ketë kaluar fazën e pushimit, periudhë gjatë së cilës nuk është ujitur. Kur të shfaqen gjethe të reja, kjo është shenjë se pushimi ka përfunduar dhe ciklama duhet transplantuar. Mos harroni se ciklama është bimë zhardhokore dhe gjatë mbjelljes gjysma e zhardhokut duhet të mbetet mbi sipërfaqen e substratit.

Zgjidhni substratin e duhur

Gjatë transplantimit mund të përdorni substrat universal për bimë, por ciklama do t’ju jetë mirënjohëse nëse e vendosni në një substrat të specializuar për këtë lloj bime.

E do lagështinë, por jo rrënjët e lagura

Ciklamën ujiteni me kujdes, sepse nuk i pëlqen që rrënjët t’i qëndrojnë të njoma. Nëse hiqni rregullisht lulet e vyshkura dhe siguroni temperaturën e duhur në ambient, ciklama juaj do të lulëzojë për disa muaj rresht.

Dëmtuesit më të shpeshtë

Ciklamini ka edhe “armiqtë” e saj, më shpesh sulmohet nga morrat e bimëve. Nëse i vëreni me kohë, hiqni gjethet e prekura.

Shenja që tregojnë problem

Nëse gjethet e reja janë të vogla dhe bima nuk lulëzon, ka nevojë për ushqim shtesë. Gjethet e rrudhura dhe të varura tregojnë temperaturë jo të përshtatshme dhe ajër të thatë. Dielli direkt do t’i djegë gjethet. Në rast sulmi nga dëmtuesit, gjethet bëhen të deformuara dhe ngjitëse, atëherë trajtojeni bimën me insekticid për t’i larguar.