Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se Kuvendi i ri të këtë organizim me 11 komisione parlamentare.
Ai theksoi se brenda kësaj jave duhet të përmbyllet plotësimi i komisioneve.
Gjatë diskutimit me median, Balla u shpreh se pjesë e ndryshimeve të rregullores do jetë dhe shtimi i një Komisioni Parlamentar, i cili do ketë në fokus Diasporën.
“Komision Parlamentar për Diasporën. Kini parasysh që jemi në një situatë, e cila nuk është shumë e parashikuar nga rregullorja. Na duhet që brenda kësaj jave të shqyrtohen dekretet për qeverinë, përbërjen dhe programin qeverisës. Na duhet dhe të kemi gati konferencën e kryetarëve për të diskuar kohën e debateve. Është domosdoshmëri, që të kalojmë këtë etapë nesër që brenda kësaj jave të përmbyllim”, tha ai.
Partia Socialiste ka propozuar drejtuesit për 7 komisionet parlamentare, ndërsa katër prej tyre i takojnë opozitës, por kjo e fundit nuk i ka propozuar ende emrat e saj