Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama propozoi Niko Peleshin për kryetar të Kuvendit në legjislaturën e re që nis nesër. Deputeten e Durrësit, Klodjana Spahiun e propozoi për nënkryetare të parlamentit, ndërsa riktheu Taulant Ballën në rolin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama njoftoi 11 komisionet e përhershme të kuvendit të ri. Në përbërje do të ketë më pak anëtarë, tha kreu i qeverisë. 7 prej tyre do të drejtohen nga maxhoranca dhe 4 nga opozita.
1. Komisioni për Ekonominë, punësimin dhe financat ( Shumica )
2. Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën publike ( Shumica )
3. Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ( Shumica )
4. Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet ( Opozita )
5. Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale ( Opozita )
6. Komisioni për Burimet Natyrore, infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm ( Shumica )
7. Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ( Opozita )
8. Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural ( Shumica )
9. Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën ( Opozita )
10. Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ( Shumica )
11. Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale (Shumica )
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka propozuar se tashmë është koha për të patur një Parlament me më pak deputetë. Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama tha se është koha që Parlamenti të ketë 101 deputetë, madje edhe më pak sipas tij, nëse është e mundur.