Aktualitet

Ndryshon masa e sigurisë për ish kreun e ARSH-së, Dashamir Xhika

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika do të presë në shtëpi hetimet që pritet të zhvillohen ndaj tij për tenderin e rrugës Tiranë-Elbasan. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për Xhikën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ndaj tij rëndon akuza e shmangies së Bordit dhe se ka përftuar 35 milionë dollarë pa një studim.