Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidatët e PS në Shkodër për zgjedhjet e 11 majit.
Ai bëri thirrje që qytetarët të votojnë Partinë Socialiste që Shqipëria të futet në Bashkimin Evropian.
Rama: A mund të diskutohet më se çfarë duhet votuar dhe si duhet votuar më 11 maj kur kjo është koha e duhur, ky është vendi i duhur dhe ne jemi forca që jemi këtu në këtë vend dhe në këtë kohë. Mund të kesh 100 rezerva, kritika, mund të mos duash ta dëgjosh fjalën socialist, demokrat 24 karat, por s’ka pikë rëndësie. Në 11 maj shkëputemi nga historia qindra vjeçare e të qenit vetëm, jo vetëm trimi i mirë me shokë shumë, por do të jemi pjesë e asaj familje ku është pjesa përfituese.
Me futjen në atë familje, ku më të mëdhenjtë dhe më të dobëtit të rriten, ne marrim një buxhet ekstra çdo vit, në gjithë këtë periudhë kohe 10 vjet kemi marrë nga BE diçka më shumë 1 miliardë euro, 90% kredi, 10 % grant. Me futjen në BE ne marrim më shumë se 1 miliardë çdo vit, ku 90% është grant dhe 10% është kredi.
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje nga Shkodra që qytetarët të votojnë Partinë Socialiste që të vijojë zbatimi i reformës në drejtësi.
Gjatë fjalës së tij, ai komentoi edhe arrestimet e anëtarëve apo ish anëtarëve të PS, ku u shpreh se “nuk të vjen mirë që dikush që është këtu sot, nesër e sheh para gjykatës”, por theksoi se kjo është një moment kthese historike që duhet të vazhdojë dhe të mbështetet.
Kryeministri ripërsëriti se edhe nga ana e institucioneve të drejtësisë së re ka lajthitje dhe gafa, por PS duhet të japë mbështetjen.
Rama: Shpata ishte tek zyra ime, Altin Dumani nuk është 22 vjeç, mund të ketë 20 vite që është prokuror, e kishit dëgjuar më parë për Altin Dumanin, kishit dëgjuar më parë ndonjë ministër apo ata që hyjnë e dalin në televizor të shkonte në gjykatë, të dënohej apo arratisej? As prindërit, as gjyshërit nuk kishin parë, ka pas vetëm njerëz të dënuar nga i pari i qeverisë, jo nga një gjykatë apo prokuror më parë, si ndodhi kjo, ra nga qielli apo një ditë të bukur u çuan një grup prokurorësh dhe hodhën hov.
E vërtetë që është që ligjin këta e bënë po kush e kërkoi, se kush e kërkoji nuk ka nevojë të diskutojmë shumë, mjafton të kthehesh pas e të shohësh kur ishim në opozitë, ne kërkuam një pakt kombëtar, ia kërkuam bufit të kënetës në 2009, në 2013 e kishim në program, kur u bë reforma u ngujuan në bulevard ishte Luli, vinte çdo natë dhe këndonte himnin para zyrës sime. Ja ku e keni bufin thotë në 11 maj do fitojmë, në 12 maj do shkrijmë SPAK, do shkrijë Ndoc Rrokun, se ky është edhe qyteti i Ndoc Rrokut.
Është e vetmja mënyrë e sigurt që të bëhemi anëtarë të BE. Përderisa ne i hymë detit në këmbë e dinim që gjërat do shkonin pak a shumë siç do të shkojnë, edhe nga ana e drejtësisë së re ka lajthitje, gafa, por dhe duhet të japim mbështetjen tonë.
Njeriut nuk i vjen mirë që dikush që është këtu sot nesër e sheh duke shku në prokurori, pastaj para gjykatës, por nga pikëpamja e ambicies sonë për të bërë histori që është fati ynë dhe i Evropës janë përputhur në një pikë, duhet të jemi krenarë, ndryshe kurrë nuk do të ndodhte të pastrohej, por mbi të gjitha të ndjente që është një hapësirë ku barazia para ligjit nuk është një slogan.