Aktualitet

Në kërkim për kultivim bimësh narkotike, arrestohet 33-vjeçari në Divjakë!

Një 33-vjeçar ra në prangat e policisë së Divjakës për kultivim të bimëve narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Daniel Skënderi banues në fshatin Çermë Sektor është dënuar nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet burg. Nga ky dënim, i kanë mbetur 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim: D. S, 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec.