Travel

Në këtë destinacion do të gjeni stacionin më të lartë hekurudhor në kontinent!

Zona e Jungfraujoch në Zvicër, e njohur si “maja e Europës”, ofron stacionin hekurudhor më të lartë në Evropë dhe peizazhe alpinë të mahnitshme që tërheqin vizitorë nga e gjithë bota. Jungfrau ndodhet në lartësitë e Bernit, një rajon në jugperëndim të Zvicrës, i njohur për liqenet akullnajore, ujëvarat dhe luginat spektakolare. Rajoni përfshin tre maja të veçanta; Jungfrau, Eiger dhe Mönch, dhe Jungfraujoch shërben si pika përfundimtare e hekurudhës Jungfrau, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme për turistët dhe skiatorët.

Rajoni i Jungfrau ofron mundësi të shumta për aktivitete dimërore dhe rekreative. Skitarët mund të shijojnë tre zona kryesore si Murren-Schilthorn, Grindelwald-Wengen dhe Grindelwald-First, ku një pas i vetëm, Ski Pass Jungfrau, u lejon vizitorëve të përdorin të gjitha lifteve dhe teleferikët, si dhe të udhëtojnë nga dhe për në Interlaken Ost. Edhe ata që nuk skijojnë mund të shijojnë dëborën dhe gjatë verës apo pranverës, shtigjet alpine ofrojnë mundësi ideale për ecje dhe eksplorim natyror.

Tradicionalisht, Fodor’s publikon çdo vit listën e destinacioneve “Go&No”, duke paralajmëruar udhëtarët për vendet ku problemet e mbingarkesës turistike, protestat, ndotja ose pasiguria po arrijnë nivele shqetësuese. Edicioni i vitit 2026 rendit 8 destinacione ku udhëtarët këshillohen të tregojnë kujdes. Ndërkaq, udhëtimi me tren po ndryshon rrënjësisht në vitin 2026, duke ofruar mundësi të reja për aventurë dhe luks për udhëtarët e të gjitha preferencave. Ndërsa linjat e reja hapen dhe rrjetet e trenave me shpejtësi të lartë zgjerohen, është bërë më e lehtë se kurrë për të shijuar udhëtime të paharrueshme, nga shërbimet ekonomike të natës deri te kruzat tokësore luksoze.