Të paktën 100 nxënës të shkollave të Drenovës, Barçit dhe Kolanecit në Korçë do ta nisin vitin shkollor në një godinë tjetër. Tre shkolla me klasa kolektive do të mbyllen për shkak të numrit të vogël të fëmijëve që i frekuentojnë. Nga mbyllja e institucioneve arsimore preken 12 mësues. DAR njofton se në qarkun e Korçës këtë vit mësimor do të përfitojnë libra falas 3363 nxënës të klasave 1 deri në të 4, ndërsa 1300 nxënës të tjerë do t’i marrin këto libra falas në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave.