Politikë

“Në mandatin e 5-të, do jetë krenaria e kombit”, Rama replikon pas komentit të Manjas: Për mua nuk flet Ulsiu, flas vetë! Je nga Dibra, por….

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, u ndal këtë pasdite në Lezhë, ku bashkë me drejtuesin politik të këtij qarku, Ulsi Manjën, kanë prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së mbajtur, Manja bëri parashikimin për mandatin e pestë të fituar nga PS dhe me Edi Ramën si kryeministër.

LEXO EDHE: Zgjedhjet/ Rama në Lezhë, prezanton skuadrën me kandidatët e PS: Mes energjisë së të rinjve dhe për Shqipërinë në BE, përfituesi më i madh do jetë gjenerata juaj

“Jo për mandatin e katërt, por po ta shohësh dhe në fletën e votimit kemi numrin 5, pra në këto zgjedhje do shkojmë të ulim Shqipërinë në BE dhe pastaj Edi Ramën në mandatin e 5, që jo vetëm na bën krenar sot në arenën ndërkombëtare, por nesër kur të ulemi në tavolinën e BE, Edi Rama do jetë krenaria kombëtare. Na shkoftë mbarë kryeministër dhe të ftoj t’u flasësh të rinjve dhe të rejave të Lezhës dhe mos harroni numrin 5, në fletën e votimit, Edi Rama kryeministër, mandati i katërt i PS”, tha Manja.

E fill pas këtij komenti ka reaguar vetë Rama.

“E para dua ta bëj të qartë se kjo e fundit ishte tërësisht e Ulsiut, e mandatit të pestë, jo se PS nuk do marrë mandatin e pestë, por për pjesën time flas vetë unë, nuk flet Ulsiu, se ky edhe ministër drejtësia, edhe prokuror, nga Dibra po dhe do thonë njerëzit që duhet të dijë ndonjë gjë ky, por jo nuk di gjë”, replikoi Rama.

Gjatë fjalës së tij sot para të rinjve të rejave në Lezhë, ku bëri prezantimin e kandidatëve të PS për këtë qark, kryeministri Edi Rama ndali në një moment fjalën…

Rama pikasi një të ri, të ulur në fund të skenës ku takimi po mbahet, duke e ngacmuar me humor.

“Pse këtu e gjete ta lësh këtë punë? I ka fut kokën mu në qafë një shoqes së vet dhe… s’ka pas ku me e kap tjetër dhe e ka gjet rastin këtu te Shqipëria 2030. Po mirë mo, në rregull, të gjitha bashkë. Të trashëgoheni, por dhe po u trashëguat… për ça mi ngre ato dy gishta, apo për të thënë që jeni dy? E morëm vesh. Do jesh i Lulit ti, ke ardh për të parë atmosferën! Shumë mirë ke bërë, ulu tani. Po karrige s’mund të kesh ti, ju jeni për të nejt në këmbë, për tu ulur ulemi ne, kështu rri me ne, bëhu me ne, do e gjesh dhe ti një karrige. Janë bërë si zogjtë e korbit, i ka lënë Luli, s’dinë ku shkojnë, duan karrige, s’kanë karrige, konfuzion i madh”, tha Rama me humor.