Deputeti gjerman i CDU/CSU, Gunther Krichbaum tha sot se “rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e pakthyeshme dhe Bundestagu e mbështet”. I pyetur në një konferencë lidhur me hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, Krichbaum nënvizoi se “të gjithë janë të barabartë para ligjit” dhe theksoi se “SPAK-u nuk duhet të sulmohet!”.
Deklaratat për politizim të SPAK-ut janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk është privilegj për deputetë të caktuar, ai mbron funksionalitetin e parlamentit. Në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament. Ndaj është imuniteti. Ai garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo të ligjvënësve të veçantë. Imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese. Këto trajtohen përtej kufijve partiakë, në Gjermani. Kur bëhet fjalë për pikëpyetje të çështjeve të imunitetit, nuk duhen lënë dyshime. Nuk duhet pranuar një mënyrë tjetër. Dua të shprehem shumë qartë.
Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vijimi është i vetëkuptueshëm. Lufta nuk është qëllim në vetvete. Korrupsioni prek më të varfërit e të varfërve në vend. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze. Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje.
Për vizitën në Shqipëri, Krichbaum deklaroi:
Më duhet të them se nuk jam takuar vetëm me Lulzim Bashën, por jam takuar edhe me Jorida Tabakun. Jemi në kontakt me njëri-tjetrin. Edhe me përfaqësues të krahut të Berishës kam pasur takime e takohem. Më vjen keq që PD-ja është e ndarë në këtë moment.
Është me rëndësi edhe aspekti tjetër, botëkuptimi i qeverisë. Që të kemi një PD të fortë, shpresoj. Sa i përket zotit Berisha, tani është nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK-ut. Fillimisht për secilin të akuzuar, ekziston prezumimi i pafajësisë, deri sa pafajësia të dëshmohet në gjykatë. Akuzat janë të forta. Këtu bëhet fjalë për procese që përfshijnë prona të caktuara. Amerika e ka shpallur non grata.
Para se unë të takohem me njerëz do të doja të mos kishim akuzë konkrete. Bëhet fjalë për akuza penale.
S’kam mundur ta shoh procesin ndaj Berishës. Kam përshtypjen se ai thotë: jam kryetar i partisë. Se kujt i takon partia do të duhej të bëhej përmes procedurave të rregullta. Partia do të duhet të jetojë procese të rregullta, ndaj PD do të duhej të sqaronte rrethanat. Unë thjesht këshilloj.
Në një vend, njerëzit presin që një parti të bëjë zgjidhjen e problemeve të veta, por edhe të njerëzve. Në fund të ditës, qytetarët thonë: nëse një parti nuk zgjidh problemet e veta, nuk mund të zgjidh edhe problemet tona. Uroj për PD-në çdo të mirë! Do të ketë mbështetjen e europianëve, ne do të ndërmjetësojmë në këtë pikë. Do të duhej të kishte parti të forta. Kjo është sfidë e madhe. Kjo është një procedurë e pavarur e gjyqësorit, ndaj nuk duhet të përfshihet politika.